NREKIQ: PËR PËRHAPJEN E VIRUSIT S’JANË FAJTORË HOTELIERËT, POR DASMAT

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se duhet të hapen kafenetë dhe restorantet sepse, siç tha ai, ato sjanë fajtorë për përhapjen e koronavirusit por janë dasmat dhe ahengjet tjera. “Hotelierët i kanë respektuar masat dhe asnjëri nuk u infektua aty. Tani ato me të drejtë protestojnë”, tha ai për Antena M. Ai shtoi se edhe Trupi Koordinues Kombëtar pajtohet që lokalet duhet të punojnë, ndërsa të premten, rreth kësaj teme, do të bisedojë me përfaqësuesit e Institutit për Shëndetin Publik.

SHARE