AKUZAT E GJELOSHAJ: KRYEQYTETI ËSHTË DUKE VJEDHUR PARA QË I PËRKASIN TUZIT

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, pohon se ka prova që kryeqyteti, siç thotë ai, vjedh para që i përkasin komunës që ai drejton. “Çdo ditë ne marrim prova, kështu që këtu është një provë tjetër, se si kryeqyteti Podgorica, në bashkëpunim me institucionet e tjera, vjedhin para që i përkasin Komunës së Tuzit. Ky nuk është shembulli i vetëm, por vetëm një tjetër në një seri si në ndërmarrjet e tjera ku shteti është pronar, është i njohur shembulli i 13 korrikut, Plantacioneve,” shkroi Gjeloshaj në Facebook. Ai theksoi që rregullisht i ka treguar të gjitha faktet e kësaj çështje edhe Qeverisë së Malit të Zi. “Në tërësi, megjithëse hasim në pengesa të ndryshme, vjedhje të tarifave që na takojnë, Komuna e Tuzit ka formuar institucionet e saj, ku rregullisht kryen shërbimet dhe detyrimet e veta, investon në zhvillim, por çdo qindarkë e vjedhur nga Kryeqyteti, Komunës së Tuzit do ti kthehet”, shkruajti Gjeloshaj.

SHARE