KOHEZIONI SHOQËROR ËSHTË GARANTUESI I PAQES DHE STABILITETIT

Angazhimi i Parlamentit të Malit të Zi, si një tempull i demokracisë, është të marrë vendime të rëndësishme dhe të menduara në interes të të gjithë qytetarëve të tij, duke u kujdesur gjithmonë për pajtimin dhe forcimin e karakterit qytetar të shtetit, në mënyrë që vendimet e rëndësishme të merren në një atmosferë uniteti dhe harmonie. Këtë e vlerësoi Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi Aleksa Beçiq me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Kushtetutës, duke shtuar se “kohezioni shoqëror është garantuesi i paqes, stabilitetit dhe prosperitetit”. Ai thotë se Mali i Zi ka zgjedhur një rrugë të pavarur drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik, i cili theksohet në preambulën e Kushtetutës aktuale dhe që është realizuar zyrtarisht në kornizën politike moderne.

SHARE