RRITET KONTROLLIMI NË OBJEKTET HOTELIERIKE NË PODGORICË

Nga Qeveria e Malit të Zi është kumtuar se gjatë ditëve të ardhshme në Podgoricë do të rriten masat e kontrollimit të objekteve hotelierike. “Prej mbrëmë , çdo natë 10 ekipe të themeluara të inspekcioneve turistike dhe me asistencën e policisë komunale dhe të Drejtorisë së policisë do ti kontrollojnë objektet hoteljerike në Podgoricë, është kumtuar në Twiter-in e Qeverisë së Malit të Zi. Në këtë publikim theksohet se duhet të kuptohet situata serioze në të cilën është aktualisht Mali i Zi me qëllim që sa më me sukses të luftojmë kundër koronavirusit të ri.

SHARE