ZENKA: JEMI PËR PAJTIMI POR NUK DO HYJMË NË QEVERI

Një nga drejtuesit e koalicionit shqiptar “Bashk nji Za”, i cili përbëhet nga PD,UDSH,LDnëMZ, Mehmed Zenka tha se koalicioni nuk do t’i përgjigjej ftesës mandatarit Zdravko Krivokapiq për të hyrë në qeveri. “Nuk ka nevojë të shkojmë në bisedime, përgjigja jonë dihet. Nuk kemi nevojë për fotografi, “tha Zenka, duke konfirmuar njoftimet e mëparshme se koalicioni nuk do jetë pjesë e qeverisë së Krivokapiq. Për thirrjen e Frontit Demokratik për të folur mbi pajtim, ministri në largim tha se, në mënyrë që të bëhet pajtimi, duhet të plotësohen disa kushte, sepse është e lehtë të thuash,” eja të flasim për pajtimi”. Ne jemi për pajtim, për Evropën dhe vlerat evropiane, por jo me ata që mohojnë gjithçka për të cilën kam folur ”, tha Zenka.

SHARE