INSTITUTI: SOT JANË SHËNUAR 145 RASTE TË REJA POZITIVE

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 561 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë rregjistruar 145 raste pozitive të infeksionit. Rastet e reja janë nga këto komuna: Podgorica 65, Nikshiq 34, Cetij 11, Plevle 7, Kotor 7, Berane 4, Rozhaj 4, Tivar 3, Bijello Pole 3, Andrijevicë 2, Budva 2, Plav 2 dhe Herceg Novi 1. Që nga rezultate e fundit, katër vdekje janë raportuar në pacientë pozitivë me COVID19 nga Plevle, Zhablak, Podgoricë, Tivar. Shërimi është raportuar tek 294 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID19 është 4.232.

SHARE