NESËR PËR ANËTARËT E BORDIT ADMINISTRATIV

Parlamenti i Malit të Zi duhet të zgjedhë neser anëtarët e Bordit Administrativ, në vazhdim të seancës konstituive. Bordi do të ketë 13 anëtarë, të propozuar nga grupet parlamentare, bazuar në përfaqësimin e tyre në Kuvend. Sipas informacionit jozyrtar, kryetari i Bordit Administrativ do të jetë Millun Zogoviq nga Fronti Demokratik. Në rend të ditës është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit. 

SHARE