INSTITUTI: 218 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS, NË TUZ 5 TË INFEKTUAR

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizat e 649 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 218 raste të reja pozitive të infektimit, ndërsa në Tuz janë shënuar 5 raste. Nga rezultatet e fundit, në Institut janë raportuar 2 vdekje tek pacientët pozitivë me COVID19 nga Podgorica e Nikshiqi. Në 24 orët e fundit janë shëruar 143 pacientë. Aktualisht në Mal të Zi raste pozitive me COVID19 janë 3992, ndërsa në Tuz gjithsej 22 raste aktive.

SHARE