KOMUNA E TUZIT NDAN LIBRA FALAS NXËNËSVE TË SHKOLLAVE FILLORE

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj së bashku me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, morën pjesë sot në ndarjen e librave në shkollat fillore ,,Mahmut Lekiq”- Tuz dhe ,,29 nëntori”- Dinoshë. Ndërkaq, të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Komunës të Tuzit u pajisen me tekstet shkollore të cilat u siguruan falas nga ana e Komunës së Tuzit. “Edhe një premtim i dhënë u realizua, duke dëshmuar se Komuna Juaj është përherë në shërbimin e qytetarëve të vet! Të gjithë nxënësve Ju urojmë shumë suksese!”, deklaroi Gjeloshaj.

SHARE