NREKIQ: TË GJITHA INSTITUCIONET KANË NDONJË TË INFEKTUAR

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq deklaroi se korona ka hyrë në pothuajse të gjitha institucionet në qytet duke përfshirë edhe ato të arsimit. Në pyetjen e Antena M se a ka të infektuar në mesin e nxënësve të shkollës fillore dhe të mesme ai tha se për nxënësit nuk kanë informata, por kanë për disa profesorë. “Të gjitha institucionet duke filluar nga shkollat, policia, Shtëpia e Shëndetit, Komuna, CEDIS, kanë ndonjë të infektuar“, tha Nrekiq. Thotë se problem është mungesa e infektologëve, sepse një në Ulqin është pak. “Ne si Komunë dhe Shtëpia e Shëndetit kërkuam edhe një, sepse njerëzit presin radhën për të kryer testimin, si dhe për të hyrë në spital të mjekohen”, tha Nrekiq.

SHARE