VESNA MEDENICA NJOFTOI DORËHEQJEN E SAJ

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, ka bërë të ditur se ajo do të japë dorëheqjen nga ky pozicion, mëson jozyrtarisht portali RTCG. Medenica u zgjodh për herë të parë kryetare e Gjykatës Supreme në 2007, pasi kishte shërbyer më parë si Prokurore e Lartë e Shtetit. Medenica u rizgjodh kryetare i Gjykatës Supreme në 2014 dhe 2019. Në Raportin e Progresit për Malin e Zi, Komisioni Evropian (KE) vuri në dukje problemet e mandateve të treta në gjyqësor. KE ka shprehur shqetësim në lidhje me mënyrën e interpretimit të Kushtetutës, duke lejuar që Medenica të zgjidhet në post për herë të tretë.

SHARE