Në Nikshiq, Berane, Andrijevicë dhe Rozhajë, masat epidemiologjike të Trupit Koordinues Kombëtar do të zbuten nga e hëna dhe do të jenë më të rrepta në Ulqin, Zhablak dhe Plevle, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.
“Instituti i Shëndetit Publik publikoi një listë të incidencës kumulative të koronavirusit nga 26 shtatori deri më 09.10 në 00:00, mbi bazën e të cilave do të zbatohen masat e reja të TKK nga e hëna,” shkruan në Twitter të Qeverisë.
Sipas listës së re, në Plevle dhe Nikshiq, puna në objektet hotelierike dhe vizitat në shtëpi do të ndalohen, ndërsa në Andrijevicë, Ulqin, Kotor, Berane, Cetinje, Rozhajë, Podgoricë, Budva dhe Zhblak së bashku me masat ekzistuese do të vendoset edhe kufizimi i punës së lokaleve dhe restoranteve deri në ora 22:00, si dhe në një tavolinë brenda dhe jashtë objektit (në tarracë) do të mund të rrinë maksimumi dy persona.
Është përcaktuar edhe obligimi i respektimit të rreptë të distancës prej të paktën një metër në mes dy karrigesh kur personat janë të ulur në tavolina dhe të sjellur me shpinë nga njëri tjetri.
Masat e reja do të zbatohen për 14 ditë, duke filluar të hënën.