Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se më së largu deri më 8 nëntor, do të propozoi përbërjen e Qeverisë së re. Ai pas konsultimeve me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, theksoi se dita e sotme është ditë e fitores së demokracisë në Malit të Zi. “Të gjithë në Mal të Zi duhet ta dinë se fitorja e popullit u zyrtarizua nga ky akt i sotëm. Ne kishim një përgjigje të qartë dhe konkrete nga Presidenti Gjukanoviq, i cili mund të kishte bërë një tjetër kombinatorikë, por kjo kombinatorikë nuk ishte e nevojshme kësaj radhe,”deklaroi Krivokapiq. Ai shpreson që negociatat për përbërjen e qeverisë së re të përfundojnë më 8 nëntor dhe se ato do të harmonizojnë gjithçka që është nevoja dhe interesat e partive politike dhe ekspertëve, si dhe se së shpejti ai do t’i ofrojë Kuvendit një propozim për një qeveri të re. “Unë sot do të ua dërgoj ftesat të gjitha partive nacionale të pakicave të marrin pjesë në formimin e Qeverise”, ka thënë Krivokapiq, duke shtuar së në të ardhmen Mali i Zi do të duket ndryshe.