BORXHI PUBLIK I MALIT TË ZI, MUND TË RRITET NË 90% TË BPB-s

Shefi i zyrës të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Mal të Zi, Jap Sprei, ka tërhequr vërejtjen se si pasojë e rënies së bruto prodhimtarisë së brendshme, borxhi publikë mund të rritet dukshëm , prej 80% sa ishte në vitin e kaluar në 90% të bruto prodhimtarisë së brendshme gjatë këtij viti. Ai, në programin e mëngjesit të TVMZ, ka sqaruar se fjala është për një borxh relativisht “të lirë ndaj institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat janë këtu, siç ka theksuar ai, që ta përkrahin Qeverinë e Malit të Zi dhe të vëzhgojnë se çfarë po ndodh. Duke pasur para sysh rënien e bruto prodhimtarisë së brendshme, borxhi publikë mund të rritet dukshëm nga 80, sa ishte në vitin e kaluar, në 90% të bruto prodhimtarisë së brendshme gjatë këtij viti”, ka theksuar Sprei. Ai, ka parashikuar se bruto prodhimtaria e brendshme në vitin e kaluar do të shënojë rritje prej 5%.

SHARE