NUHOXHIQ: NJË MBËSHTETJE E FORTË PËR NJË MAL TË ZI TË QËNDRUESHËM

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Drejtoria e Policisë kanë konfirmuar se ato janë një mbështetje e fortë për një Mal të Zi të qëndrueshëm, multietnik dhe Evropian, tha Ministri i Punëve të Brendshme në Mal të Zi, Mevlludin Nuhoxhiq. Me rastin e 2 Tetorit – Ditës së Ministrisë së Brendshme, ai tha se ajo ditë është një mundësi për të treguar simbolikën dhe domethënien e asaj date dhe për të kujtuar rezultatet e arritura. “Ne kemi konfirmuar se jemi një mbështetje solide për një Mal të Zi të qëndrueshëm, multietnik dhe evropian. Progresi i bërë është njohur si brenda dhe jashtë vendit – përmes bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me partnerë nga rajoni dhe Evropa,” tha Nuhoxhiq. Sipas tij, gjëja më e rëndësishme për ta është që ata të kenë besimin e qytetarëve. Nuhoxhiq tha se Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Policisë i kryejn detyrat e tyre në përputhje me ligjin, profesionalisht dhe me përgjegjësi. Siç tha ai, është ndërtuar një sistem modern, i cili është në dispozicion të qytetarëve në çdo kohë, prandaj ata kryejnë një mision domethënës, por edhe shumë kompleks.

SHARE