INSTITUTI: 215 RASTE TË REJA POZITIVE ME KORONAVIRUS

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 661 mostrave për koronavirusin e ri, ku regjistrohen gjithsej 215 raste të reja pozitive të infeksionit. “Që nga rezultatet e fundit, një vdekje është raportuar në një pacient nga Podgorica i lindur në 1932 i cili ishte trajtuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i vitit është 170. Në 24 orët e fundit, është raportuar shërim në 205 pacientë,” thekson ISHP në një deklaratë.Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është 3420.

SHARE