Një total prej 134 rastesh të reja pozitive të infeksionit u regjistruan në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik. Një vdekje u raportua në Spitalin Meline, në një pacient nga Herceg Novi, i lindur në 1947. Më së shumti janë nga Podgorica 51, pastaj Plevle 33, Kotor 11, Nikshiq 9, Tivar 8, Cetij 7, Rozhajë 6, Bijello Pole 4, Berane 3, Budva e Ulqin nga 1 person. Në 24 orët e fundit, është raportuar shërim tek 282 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive Covid19 në Mal të Zi është 3,409.