Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një vizitë jozyrtare dhe të paparalajmëruar në Malin e Zi, konkretisht në Tuz, ka mësuar “Vijesti”.
Ai është takuar në një nga restorantet në Tuz me bartësin e “Listës Shqiptare” dhe njëkohësisht Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Siç mëson “Vijesti”, temë e takimit ishte procesi pas-zgjedhorë dhe formimi i Qeversië së ardhshme të Malit të Zi.
Me këtë rast, Gjeloshaj për gazetën “Vjesti”, ka konfirmuar se është takuar me Ramen, por nuk ka dashur që të bisedojnë për detalet e takimit.