VITI SHKOLLOR SIPAS MODELIT TË PARALAJMËRUAR

Viti shkollor do të fillojë sipas të njëjtit model që u paralajmërua, kryesisht për shkak të nevojës që nxënësit të vendosin kontakt me mjedisin shkollor pas një kohe të gjatë, por me vërejtjen se situata aktuale epidemiologjike është më se komplekse, njoftoi Ministria e Arsimit. Kjo, thonë ata, do të thotë se nëse të gjithë ata që janë të lidhur drejtpërdrejt ose indirekt me sistemin arsimor nuk i përmbahen rreptësisht masave, ekziston një mundësi reale për të ndryshuar modelin e mësimdhënies: pezullimi i pjesshëm ose i plotë i orëve dhe kalimi në një sistem online. Viti shkollor do të fillojë, siç u theksua nga Ministria e Arsimit: orët e mësimit do ti ndjekin nxënësit e klasës së 1, 2, 4, 5 dhe 6 të shkollës fillore dhe klasës së 1 të shkollës së mesme, ndërsa pjesën tjetër online, me konsultime në shkollë çdo pesëmbëdhjetë ditë. Të gjitha kopshtet fillojnë punën me 1 tetor. Pavarësisht nga fakti se disa nxënës do të ndjekin mësimin në shkollë, Ministria e Arsimit, u siguroi nxënësve të të gjitha klasave të shkollës fillore dhe të mesme materialin e regjistruar për një numër të madh të lëndëve, të cilat do të transmetohet gjithashtu nga 1 tetori.

SHARE