INSTITUTI: 128 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS

Në Malin e Zi, pesë pacientë të trajtuar për koronavirus vdiqën në 24 orët e fundit. Gjatë kësaj periudhe, 128 persona të tjerë dolën pozitivë ndërsa 264 pacientë raportuan shërim. Rastet e reja janë nga këto komuna: Nikshiq 65, Podgoricë 14, Kotor 12, Berane 11, Rozhajë 8, Bijello Pole 6, Budva 3, Andrijevicë 2, dhe nga 1 perso në Plevle, Cetij, Herceg Novi, Kollashin, Zhablak, Danillovgrad e Mojkovc. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 3558. Për shkak të fluksit të madh të mostrave, Instituti i Shëndetit Publik do të dërgojë 1,000-1,300 mostra në Gjermani për analiza, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha. Ai theksoi se tani për tani, rezultatet e testit janë pritur deri në 48 orë, dhe mostrat janë dërguar në mënyrë që afati të mos zgjatet.

SHARE