ISHP: 3630 RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e ISHP kanë përfunduar analizën PCR të 874 mostrave, ku janë regjistruar 245 raste pozitive të infeksionit. Nga rezultatet e fundit në Institut është raportuar një vdekje tek një pacientë nga Ulqini i cili u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar. Rastet pozitive janë në këto komuna: Podgoricë 79, Nikshiq 65, Berane 22, Bijello Pole 15, Budva 13, Tivar 11, Kotor 10, Rozhaj 8, Plav 6, Plevle 5, Cetij 4, Ulqin 3, Andrijevicë 2, Herceg Novi 1, Mojkovc 1. Në 24 orët e fundit janë shëruar 260 pacientë. Aktualisht në Mal të Zi janë 3630 raste aktive me koronavirus.

SHARE