Shkollat në qytete me shkallën më të lartë të sëmundjes së koronavirusit ndoshta nuk do të fillojnë të punojnë më 1 tetor, por klasat do të organizohen në internet, për shkak të situatës komplekse epidemiologjike dhe rrezikut të sëmundjes së nxënësve, sipas Institutit të Shëndetit Publik, shkruan “Dan”. Instituti theksoi se ata do të marrin vendimin përfundimtar të hënën, më 28 shtator, pasi të shqyrtojnë situatën me pandeminë në të gjitha qytetet. Situata më e vështirë për momentin është në Berane, Nikshiq dhe Rozhaj. Drejtoresha e Shoqatës së Prindërve, Kristina Mihailloviq, tha për gazetën “Dan” se një zgjidhje e tillë ishte njoftuar nga Instituti, por që vendimi përfundimtar do të merret javën tjetër. Ndihmës Ministrja e Arsimit Arijana Nikolliq Vuçiniq tha se nëse situata ndryshon dhe ata marrin një rekomandim nga Instituti, ata do të ndryshojnë modelet. “Ne kemi dashur të kemi një sistem të qëndrueshëm që nuk do të mbyllet pas dy javësh. Nuk mund t’ju them nëse modeli do të ndryshojë. Ne e morëm vendimin për shkak të shëndetit të fëmijëve dhe vendimi ynë është në bashkëpunim me prindërit dhe nxënësit,” tha Nikolliq Vuçiniq.