DËSHIROJMË MARRËDHËNIE NORMALE ME MALIN E ZI

Serbia uron bashkëpunim dhe marrëdhënie normale me Malin e Zi dhe dyert e Serbisë janë të hapura për të gjithë njerëzit nga Mali i Zi, ka kumtuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.“Ne nuk kemi shtet më të afërt. Ajo që të gjithë ua deklarojnë ambasadorëve në Podgoricë se janë larg nga Serbia dhe se, do të veprojnë kush e di se si, ne nuk e kemi problem”, ka theksuar Vuçiq. Ai ka theksuar, “le të thonë dhe të bëjnë ç’të duan, ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të presim vëllezërit dhe miqtë nga Mali i Zi për bashkëpunim”, ka shtuar presidenti serb dhe transmeton agjencia Tanjug. Ai ka shtuar se të gjitha dyert e Serbisë janë plotësisht të hapura për të gjithë banorët e Malit të Zi.

SHARE