MUAJT E ARDHSHËM TË SHFRYTËZOHEN PËR TË PËRSHPEJTUAR REFORMAT

Mali i Zi tashmë ka bërë një përparim të rëndësishëm në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe muajt në vazhdim duhet të përdoren për të thelluar dhe përshpejtuar reformat politike dhe ekonomike, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, ku pika kryesore e përmbushjes së kritereve të përkohshme për kapitujt 23 dhe 24, tha Shefja e sapoemëruar e Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Mal të Zi, Oana-Kristina Popa. Siç u theksua, sot ajo i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe kështu zyrtarisht mori detyrën e Ambasadorës të BE në Podgoricë. Popa shprehet se është e nderuar të kryejë detyrën e ambasadorës të BE në Malin e Zi, siç thotë ajo, një vend i njohur në të gjithë Evropën për njerëzit e tij me shpirt të lirë, trashëgimi të pasur kulturore dhe natyrë të bukur. “Skuadra ime dhe unë nuk do të kursejmë përpjekjet për ta sjellë BE më pranë qytetarëve të këtij shteti, si dhe për t’i sjellë qytetarët e Malit të Zi më pranë BE,” tha Popa. Ajo mezi pret që të bashkëpunojë me institucionet malazeze, shoqërinë civile, mediat, partnerët ndërkombëtarë dhe të gjithë aktorët përkatës politikë, socialë dhe ekonomikë në Malin e Zi. “Nëse të gjithë punojmë së bashku, të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta evropiane, jam e bindur se koha përpara mund të sjellë përparim shtesë, duke krijuar më shumë mundësi dhe prosperitet si për qytetarët ashtu edhe ekonominë,” përfundoi Popa.

SHARE