GJUKANOVIQ: MALI I ZI FAKTOR I RËNDËSISHËM NË PAQEN RAJONALE

Ne jemi krenar që Mali i Zi është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe një kontribues i stabilitetit rajonal, tha Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Kombet e Bashkuara kanë shënuar 21 Shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Paqes në mënyrë që të sensibilizojnë rëndësinë e vendosjes dhe ruajtjes së paqes midis individëve dhe kombeve. Gjukanoviq deklaroi se Mali i Zi i bashkohet festimit të Ditës Ndërkombëtare të Paqes. “Le të forcojmë dialogun dhe tolerancën dhe të formojmë paqen së bashku,” shkroi Gjukanoviq në Twitter. “Integrimi në BE është i barabartë me paqen dhe stabilitetin në Ballkan,” theksoi Gjukanoviq.

SHARE