TË MËRKURËN TAKIMI I BARTËSVE TË LISTAVE ZGJEDHORE

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, ftoi bartësit e listave zgjedhore që siguruan statusin parlamentar në një takim konsultativ me rastin e thirrjes së seancës se parë të përbërjes së sapo zgjedhur të Parlamentit të Malit të Zi. Takimi, siç është njoftuar, do të mbahet të mërkurën, me 16 Shtator në mesditë. Seanca e parë e parlamentit së sapo zgjedhur do të thirret nga kryetari i Parlamentit të thirrjes së mëparshme brenda 15 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Presidenti i Malit të Zi do të propozoj Kryeministrin të caktuar brenda 30 ditëve nga konstituimi i Parlamentit të Malit të Zi. Kryeministri i caktuar paraqet programin e tij në Kuvend dhe propozon përbërjen e qeverisë.

SHARE