Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 569 mostrave për koronavirusin e ri, ku janë shënuar 128 raste të reja pozitive të infeksionit. Rastet e reja janë nga keto komuna:
Podgoricë 46, Berane 42, Nikshiq 14, Bijello Pole 10, Tivar dhe Budva 4, Kotor 3, Rozhaj dhe Mojkovc 2, ndërsa në Plevle 1 person.
Asnjë vdekje nuk është raportuar në pacientët pozitivë me COVID19 që nga rezultatet e fundit. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 mbetet i pandryshuar – nga fillimi i qershorit: 105 ndërsa nga fillimi i vitit: 114. Shërimi u raportua në 43 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1715. Që nga fillimi i vitit, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit me koronavirus është 6222.