GJELOSHAJ: VETËM SHQIPTARËT VENDOSIN PËR SHQIPTARËT, ASNJË FTESË ZYRTARE PËR TË HYRË NË QEVERI

Shqiptarët në Mal të Zi nuk duan dhe nuk mund të jenë thjesht një zbukurim në kurorën e askujt, për të treguar strukturën pro-evropiane të një mazhorance, tha mbajtësi i listës shqiptare, Nik Gjeloshaj.

“Vetëm shqiptarët vendosin për shqiptarët, dmth përfaqësuesit e tyre nga partitë shqiptare,” tha Gjeloshaj.

I pyetur nëse ai do ta pranonte ofertën për të ardhur në pushtet me shumicën e re, Gjeloshaj u përgjigj se nuk ka ende një ftesë zyrtare për të hyrë në pushtet.

Ai tha se mendon se votuesit shqiptarë nuk do të ishin shumë të kënaqur me një vendim të tillë.

“Megjithatë, nëse opozita aktuale bën një marrëveshje dhe ne marrim një ftesë, vendimi do të merret nga i gjithë koalicioni,” tha Gjeloshaj, duke shtuar sepër vendimin nuk do të duhet të pritet për një kohë të pacaktuar.

Ai theksoi se shqiptarët duan marrëdhënie të mira me të gjitha kombësitë në Mal të Zi. Sipas tij, gjithçka që ka ndodhur ditët e fundit, në formën e festimit të fitores, “nuk është aspak tërheqëse për ta”, duke shtuar se gjithçka shihet në vepra, vetëm kur dikush është në pushtet.

I pyetur nëse ai do të diskutoj në lidhje me ofertën për të hyrë në pushtet me partitë e tjera të pakicës, Gjeloshaj tha se do të diskutoj hapat e ardhshëm me Partinë Boshnjake.

“Pakicat në Malin e Zi janë shumë afër njëra-tjetrës. Fatkeqësisht, ne mbetëm vetëm me pakicën boshnjake në parlament, pa kroatë,” tha mbajtësi i listës shqiptare, Nik Gjeloshaj.

Ai tha se është e vështirë të besosh se politika e jashtme e Malit të Zi do të mbetet e njëtë nëse gjykojmë nga veprimet e mëparshme të deputetëve të Frontit Demokratik (DF) dhe të cilët tani kanë 27 mandate.

“Unë e di që kur je në opozitë, mund të përdorësh të gjithë mekanizmat dhe nuk ke asnjë përgjegjësi, kur je në pushtet, merr përgjegjësi dhe nuk ka shumë fjalë, por vepra! “Çdo ndryshim i kursit, ose heqja dore nga ajo që është filluar, për shqiptarët është e papranueshme,” tha Gjeloshaj.

SHARE