Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 646 mostrave ku janë regjistruar 102 raste të reja pozitive të infeksionit. Që nga analizat e fundit, dy vdekje janë konfirmuar në pacientët COVID19 pozitivë të trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Beranë dhe Qendrën Klinike të Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 që nga fillimi i qershorit është 95 dhe që nga fillimi i vitit: 104. Poashtu është raportuar shërimi në 46 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi aktualisht është 811.