INSTITUTI: 45 RASTE POZITIVE, 2 VIKTIMA

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 464 mostrave për koronavirusin e ri që nga rezultatet e fundit, ku janë regjistruar 45 raste të reja pozitive të infeksionit. Të infektuarit e rinjë janë nga: Podgorica 28, Nikshiqi 6, Bijello Pole 4, Rozhaj 3, Plav 1, Beranë 1, Ulqin 1 dhe Tivat 1. Në Institut janë raportuar edhe 2 vdekje tek pacientët nga Plava dhe Bijello Pole. Poashtu është raportuar shërimi i 58 qytetarëve. Aktualisht në Mal të Zi kemi 714 raste aktive, ndërsa konkretisht në Tuz 2 raste.

SHARE