Foto: reddit.com
Sot dhe nesër, më 13 dhe 14 nëntor, në Mal të Zi janë ditë pushimi me rastin e Ditës së Njegoshit.
Gjatë këtyre dy ditëve, institucionet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale dhe shumica e ndërmarrjeve publike e private nuk do të punojnë, me përjashtim të shërbimeve të domosdoshme për qytetarët.
Gjatë festës, shërbimet shëndetësore do të ofrohen me orar kujdestarie. Në Tuz dhe Zetë, mjeku për të rritur do të jetë në shërbim nga ora 07:00 deri në 15:00, ndërsa në Podgoricë, mjekët për të rritur dhe fëmijë do të punojnë në Bllokun V, nga ora 07:00 deri në 21:00, në dy ndërrime.
Laboratori në Bllokun V do të punojë deri në orën 21:00, ndërsa shërbimi patronazh dhe terapia në shtëpi do të organizohen sipas orarit të përcaktuar.
Tregjet e rrjeteve të shitjes me pakicë nuk do të punojnë më 13, 14 dhe 15 nëntor. Dita e parë e punës për dyqanet është e hëna, më 16 nëntor.










