Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka deklaruar se presidenti francez Emmanuel Macron është mik i sinqertë i Malit të Zi, ndërsa Franca një aleat i rëndësishëm në realizimin e synimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028.
“Besimi i Francës ndaj Malit të Zi dhe mbështetja e saj për përfundimin e negociatave të anëtarësimit janë një shtysë e fuqishme për rrugën tonë evropiane. Te presidenti Macron kemi një mik të sinqertë, ndërsa te Franca një aleat të rëndësishëm në realizimin e synimit tonë për anëtarësim në BE deri në vitin 2028”, ka shkruar Millatoviq në Instagram.
Ai e ka shoqëruar postimin me një fotografi me presidentin francez, me të cilin është takuar në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Dublin.










