PËR DITËN E NJEGOSHIT, DITË PUSHIMI MË 13 DHE 14 NËNTOR

Foto: Ilustrim

Me rastin e festës shtetërore të 13 nëntorit – Ditës së Njegoshit, e cila shënon festën malazeze të kulturës, e premtja, 13 nëntor, dhe e shtuna, 14 nëntor, do të jenë ditë pushimi.

Sipas Ligjit për Festat Shtetërore dhe Festat e Tjera, institucionet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, institucionet publike dhe ndërmarrjet publike janë të obliguara të sigurojnë vazhdimësinë e shërbimeve, ndërprerja e të cilave mund të shkaktojë pasoja për qytetarët ose shtetin.

SHARE