Në dhjetëra shtete amerikane kanë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vitet e ardhshme.
Para ditës së zgjedhjeve, rreth 59 milionë qytetarë kishin votuar përmes votimit të hershëm ose me postë.
Gara kryesore pritet të zhvillohet për kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.
Sondazhet tregojnë se demokratët kanë mundësi të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa gara për Senatin mbetet e ngushtë.
Republikanët aktualisht kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit, ndërsa presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për kandidatët republikanë, duke shpresuar që mbështetja ndaj tij të ndikojë në rezultat.
Ekonomia dhe rritja e çmimeve të karburanteve janë ndër çështjet kryesore të fushatës.
Çmimi mesatar i një galloni benzine ka arritur në 4.15 dollarë, nivel rekord për ditën e zgjedhjeve.
Ndërkohë, në Florida, 19 qendra votimi janë zhvendosur përkohësisht për shkak të përmbytjeve, ndërsa autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa qarqe.









