E marta, 27 tetor, shënon ditën e 15-të të protestës studentore para Ministrisë së Arsimit.
Protesta, e cila në ditët e para u duk paqësore, më pas u shoqërua me përplasje të ashpra fizike mes protestuesve dhe forcave të Policisë.
Situata u përshkallëzua në ditët në vijim, kur pati edhe djegie dhe dëmtime të pronës shtetërore e private.
Sot, studentë dhe pedagogë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, ndërsa në universitete po vazhdon bojkoti.
Deri më tani, situata paraqitet e qetë dhe pa incidente.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka vazhduar edhe këtë të martë thirrjet për dialog drejtuar protestuesve.
Kësaj here, në sheshin para godinës së Kryeministrisë është vendosur një sofër e gurtë, mbi të cilën ishte shkruar fjala “Dialog”.
Megjithatë, thirrja e kreut të Qeverisë për dialog është kundërshtuar vazhdimisht nga protestuesit.









