SHQIPËRIA PËRSHËNDET FITOREN E STUDENTËVE NË SERBI: TË GARANTOHEN TË DREJTAT PËR SHQIPTARËT E LUGINËS

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përgëzuar Listën Studentore për fitoren bindëse në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke vlerësuar pjesëmarrjen e gjerë të qytetarëve në procesin demokratik.

Në reagimin zyrtar, MEPJ thekson rëndësinë e votës së lirë dhe të angazhimit qytetar si instrumente për ndryshimin politik. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe Koalicionit Shqiptar dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët, sipas projeksioneve paraprake, janë në rrugën e sigurimit të dy mandateve parlamentare, ndërsa gara për një mandat të tretë mbetet e hapur.

Shqipëria nënvizon se përfaqësimi shqiptar duhet të shërbejë për avancimin e të drejtave, garantimin e trajtimit të barabartë dhe adresimin e shqetësimeve të komunitetit.

Sa i përket marrëdhënieve rajonale, Tirana kërkon angazhim konstruktiv të Serbisë në dialogun me Kosovën, zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe hapa konkretë drejt paqes, bashkëpunimit dhe integrimit europian të Ballkanit Perëndimor.

SHARE