Foto: Ilustrim
Pagesa e pensioneve dhe e përfitimeve të tjera të rregullta mujore për muajin shtator 2026 nis sot, më 19 tetor, njoftoi Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore i Malit të Zi.
Sipas Fondit PIO, pensioni mesatar për muajin shtator është 576,56 euro.
Ndërkohë, fondet e nevojshme për pagesën e të gjitha përfitimeve nga sigurimi pensional dhe invalidor për këtë muaj arrijnë në 71,03 milionë euro.









