MALI I ZI SYNON KONTROLLIN E INTEGRITETIT TË KANDIDATËVE PËR QEVERI, POR NEVOJITEN NDRYSHIME KUSHTETUESE

Foto: Boris Pejović

Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi ka përgatitur, në bashkëpunim me ekspertët e Këshillit të Evropës, Projektligjin për Qeverinë, i cili për herë të parë parasheh kontrollin e integritetit të kandidatëve për kryeministër, ministra dhe funksionarë të tjerë të pushtetit ekzekutiv.

Sipas ministrisë, kandidatët do të plotësojnë pyetësorë dhe deklarata, ndërsa të dhënat e tyre do të verifikohen nga institucionet kompetente, përfshirë organet përgjegjëse për prokurimet publike, administrimin e tatimeve dhe Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Qëllimi është identifikimi i rreziqeve të mundshme të konfliktit të interesit dhe rritja e transparencës e përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike.

Megjithatë, ministria thekson se për të përcaktuar pasoja juridike në rastet kur kontrolli rezulton negativ, nevojiten ndryshime kushtetuese.

Edhe Komisioni i Venecias ka rekomanduar që, pas reformës përkatëse kushtetuese, të përcaktohen me ligj procedurat dhe masat që do të zbatohen në raste të tilla.

SHARE