Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka caktuar për nesër mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve të Kuvendit, ku pritet të propozojë rendin e ditës.
Në Kuvend janë në shqyrtim disa vendime të rëndësishme, përfshirë ndryshimet kushtetuese dhe një sërë ligjesh nga agjenda evropiane.
Në shtator, iniciativa për shkarkimin e Mandiqit nuk u përfshi në rendin e ditës për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa ende nuk ka konfirmim nëse çështja e shkarkimit të tij do të diskutohet në mbledhjen e nesërme.









