BE-ja AVANCON ME ZGJERIMIN, SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN 20

Bashkimi Evropian po avancon me procesin e zgjerimit, ndërsa këtë javë pritet të mbahen katër konferenca ndërqeveritare me Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësoi këtë një dëshmi të qartë se procesi i anëtarësimit është në lëvizje dhe se vendet kandidate po shënojnë përparim.

Konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë do të mbahet më 13 tetor në Luksemburg, ku pritet të mbyllet kapitulli 20 i negociatave, që lidhet me sipërmarrjen dhe politikat industriale.

Kos theksoi se përafrimi strategjik me Bashkimin Evropian është kusht thelbësor për anëtarësimin, duke përfshirë harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë, sanksionet, politikat energjetike dhe infrastrukturën.

Sipas saj, anëtarët e rinj duhet ta forcojnë Bashkimin Evropian dhe jo ta dobësojnë atë.

SHARE