Kufiri midis kryeqytetit dhe komunës së Tuzit nuk është tërhequr as pas gati dy vitesh, megjithëse kanë mbërritur njoftime të shumta se procesi ka mbaruar.
Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, ka thënë në disa raste se ata janë afër një marrëveshje, dhe disa ditë më parë, duke u përgjigjur për gazetën “Dan”, ai njoftoi se nuk do të ketë negociata për dy muajt e ardhshëm.
Ivan Vukoviq tha se ata harxhuan shumë kohë dhe energji për të arritur një zgjidhje përfundimtare me Komunën e Tuzit.
Deklaratën e Vukoviqit kur është fjala për përcaktimin e kufijve kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nuk ka dëshiruar ta kumtojë.