43 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Mal të Zi.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rastet pozitive vijnë nga këto komuna: Podgoricë 24, Cetij 6, Rozhaj 4, Bijello Pole 3, Budva 2, Plevle 2, Herceg Novi 1 dhe Danillovgrad 1.
Një vdekje u raportua në Institut në një pacient nga Podgorica i cili u trajtua në QKMZ.
Që nga 14 qershori numri i përgjithshëm i të vdekurve është 43, numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga 14 qershori është 1372, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve aktive të COVID19 në Mal të Zi është aktualisht 1562.