PDK DHE ALEANCA ME KALLËZIME PENALE KUNDËR QEVERISË NË DETYRË TË KOSOVËS

Subjekti politik, Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për 17 vendime që ka marrë në mbledhjen e 12 gushtit.

Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës tha se ka dorëzuar kallëzim penal për anëtarët e Qeverisë në detyrë të Kosovës që mbajnë funksione të dyfishta, atë të anëtarit të ekzekutivit dhe të deputetit.

Sipas deputetit të zgjedhur të Aleancës, Besnik Tahiri, këto vendime janë në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret qeveritare.

“Qeveria në detyrë nuk guxon në asnjë moment të shkelë ligjin që vetë e ka miratuar, Ligjin për Qeveri, në ligj të cilin kemi punuar edhe ne për të qenë, për shkak se është ekskluzivisht e thënë në qartë se kjo qeveri i ka kompetencat dhe detyrime të kufizuara”, tha Tahiri në deklarimin për media para ndërtesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në Prishtinë.

SHARE