KURTI: MBI 12 MIJË VIKTIMA TË DOKUMENTUARA TË LUFTËS, SERBISË T’I BËHET TRYSNI QË TË HAPË ARKIVAT

anë memorialit kushtuar viktimave të masakrës në fshatin Reçak. Fotografi nga arkivi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë, në periudhën 1 janar 1998 – 20 qershor 1999. Ai i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që t’i bëjë trysni Serbisë që të hapë arkivat e ushtrisë.

Gjatë lansimit të raportit të IKKL-së, Kurti tha se kjo listë është preliminare dhe do të përditësohet vazhdimisht, duke i kërkuar qytetarëve dhe organizatave që mund të kenë dëshmi për krime të bashkëpunojnë me institutin.

“Sepse pa dokumentim nuk ka kujtesë, pa kujtesë nuk ka drejtësi dhe pa drejtësi nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme”, tha Kurti.

Kurti tha se ky raport po publikohet një ditë pasi institucionet nisën gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, pas dyshimeve se aty ekziston një varrezë masive. Sipas tij, kjo është dëshmi se plagët e luftës mbeten të hapura dhe për shumë familje, që ende nuk kanë gjetur më të dashurit e tyre, lufta në ka përfunduar.

SHARE