Kosova dhe Franca kanë nënshkruar pesë marrëveshje që synojnë thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme.
Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të ministrit të Deleguar për Evropën të Francës, Benjamin Haddad, i cili u prit në takim nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Palët nënshkruan një letër qëllimi për themelimin e Komunitetit Kosovaro-Francez në mbështetje të organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, marrëveshjen administrative për mësimdhënien e gjuhës frënge në Kosovë, Marrëveshjen për ndihmë juridike të ndërsjellë në çështje penale, si dhe Marrëveshjen për ekstradimin.
Konjufca tha se Franca, që nga shpallja e pavarësisë ka qenë dhe mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.
Pas takimit Haddad tha se Franca ka mbështetur Kosovën në momente të rëndësishme, përfshirë procesin e Pakos së Ahtisarit dhe dërgimin e trupave të KFOR-it.








