BASHKËSIA ISLAME: NAMAZI I BAJRAMIT NUK DO TË FALET NË XHAMI

Nga Meshihati i Bashkësisë Islame në Mal të Zi njoftuan se namazi i Bajramit nuk do të falet në xhami, për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend.

“Vendimi është pasojë e konsultimeve të gjera brenda Bashkësisë Islame dhe pajtueshmërisë së përgjithshme që masa e kufizimit prej 20 besimtarëve në këtë situatë është faktikisht e parealizueshme, ndërsa dallimi në mes besimtarëve është nga ana etike i papranueshëm”, thonë nga ky institucion.

Bashkësia Islame të gjithë besimtarëve i uroi festën me “duan se dyert e Qabes dhe të xhamive tona të qëndrojnë të hapura deri në Ditën e Gjykimit”.

SHARE