MALI I ZI MBYLL EDHE DY KAPITUJ NË NEGOCIATAT ME BE-në MË 14 KORRIK

Foto: Ilustrim

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë dritën jeshile për mbylljen e edhe dy kapitujve të negociatave të Malit të Zi me BE-në. Bëhet fjalë për Kapitullin 8 – Konkurrenca dhe Kapitullin 29 – Unioni Doganor.

Konferenca Ndërqeveritare do të mbahet më 14 korrik, në kuadër të mbledhjes së Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Me mbylljen e këtyre dy kapitujve, Mali i Zi do të ketë përfunduar negociatat për 18 nga gjithsej 33 kapituj, duke shënuar një tjetër hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në të njëjtën kohë, është vendosur që Shqipëria të mbyllë tre kapituj të tjerë të negociatave, ndërsa Ukraina dhe Moldavia do të hapin Klasterin 6 në procesin e negociatave me BE-në.

Nga presidenca irlandeze e Këshillit të BE-së u vlerësua se këto vendime i japin një shtysë të re procesit të zgjerimit dhe dëshmojnë përkushtimin e Irlandës ndaj këtij procesi gjatë kryesimit të saj.

Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, e cilësoi të martën si një “super të martë” për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ai bëri të ditur se vendet anëtare janë pajtuar për hapjen e Klasterit 6 për Ukrainën dhe Moldavinë, mbylljen e kapitujve 8 dhe 29 me Malin e Zi, si dhe të kapitujve 25, 26 dhe 30 me Shqipërinë, duke theksuar se do të kryesojë numrin më të madh të konferencave të anëtarësimit brenda një dite që nga viti 2002.

SHARE