MBROJTJA E BURIMEVE ËSHTË THELBËSORE PËR LIRINË E GAZETARËVE

Mbrojtja e burimeve gazetareske është thelbësore për lirinë e gazetarëve, dhe zbulimi i burimeve paraqet një ndikim serioz në lirinë e shprehjes, e cila duhet të kufizohet ekskluzivisht në rrethana të jashtëzakonshme, njoftoi Komisioni Evropian.

“Ne presim që dispozita e ligjit të ri të zbatohet në përputhje me standardet evropiane dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” tha zëdhënësja e KE Ana Pisonero Hernandes për TVMZ.

“BE ka marrë parasysh miratimin e ligjeve të reja për median dhe transmetuesin publik TVMZ në Parlamentin e Malit të Zi. Koha e miratimit të ligjit është përgjegjësi e autoriteteve malazeze. Mbrojtja e burimeve gazetareske është thelbësore për lirinë e gazetarëve, e cila duhet të kufizohet ekskluzivisht në rrethana të jashtëzakonshme,” tha Pisonero.

“Është e rëndësishme që korniza legjislative malazeze të sigurojë kushte që kontribuojnë në zbatimin efektiv të sundimit të ligjit, i cili është një nga vlerat themelore dhe elementet thelbësore të qasjes së Malit të Zi në BE,” theksoi Pisonero.

SHARE