TRE DITË PUSHIM PËR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT

E premtja , e shtuna dhe e diela , 31 korrik dhe 1 e 2 gushti do të jenë ditë pushimi për të punësuarit e konfesionit islam në Mal të Zi, ka kumtuar Ministria për punë dhe përkujdesje sociale.

“Të punësuarit e fesë islame kanë të drejtë në pushim me pagesë me qëllim të kremtimit të festës fetare të Kurban Bajramit për tri ditët e sipër përmendura” , thuhet në kumtesë.

Nga kjo ministri kanë përkujtuar se organet shtetërore, organet e administratës lokale, institucionet publike, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera të cilat ushtrojnë veprimtari me interes publikë janë të detyruar që gjatë ditëve të festës të sigurojnë kryerjen e punëve , ndërprerja e të cilave mund të ketë pasoja të dëmshme për qytetarët dhe për shtetin.

SHARE