HYN NË FUQI LIGJI I RI PËR SHTETËSINË / KOSOVË, 30 DITË AFATI PËR SHQYRTIMIN E APLIKIMIT

Ligji i ri për shtetësinë e Kosovës ka hyrë këtë të hënë në fuqi, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në procedurat për marrjen dhe rifitimin e shtetësisë.

Ligji i ri synon lehtësimin e procesit të aplikimit, duke reduktuar dokumentacionin e nevojshëm dhe duke shkurtuar ndjeshëm afatet e shqyrtimit të kërkesave.

Një nga ndryshimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për qytetarët që janë detyruar të heqin dorë prej saj për arsye objektive. Sipas autoriteteve, nga dokumentet e kërkuara më parë, tani mjafton vetëm kërkesa e plotësuar dhe dëshmia se aplikuesi nuk është i dënuar me vendim të formës së prerë në shtetin ku jeton.

Po ashtu, aplikimi për shtetësi mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova, ndërsa afati i shqyrtimit është ulur nga 6 muaj në vetëm 30 ditë. Ligji është miratuar më 23 prill 2026 në Kuvendin e Kosovës dhe konsiderohet si një nga reformat më të rëndësishme në këtë fushë.

SHARE